Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen “15 Tetori” në Vlorë.
Automjeti në pronësi të shtetasit Tomorr Shehaj, ka qenë i parkuar para banesës kur ka marrë flakë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe dyshohet se makina tip “Opel” ka marrë flakë aksidentalisht.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Por në videot e siguruara nga “Fax News” shihet se makina është shkrumbuar totalisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë Vlorë:
Sot, rreth orës 12:15, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht, një mjet i markës “Opel”, në pronësi të shtetasit T. Sh, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.