Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar sot në Gjirokastër. Sekuestrohen 146 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është zhvilluar një operacion antidrogë.
Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Mëllëz”, në një ambjent të hapur, në afërsi të fshatit Golem, Gjirokastër, nga shërbimet e policisë u gjetën 27 thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, në trajtën e gjetheve dhe kërcenjve.
Pesha totale e lëndës ishte 146 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po punohet identifikimim dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post