Vetëm 3 aksidente gjatë ditës së sotme në segmentin Tiranë-Durrës, referuar raportimit të Hartës Dixhitale të Aksidenteve Rrugore.
Një aksident rezultoi me përplasjen e tri mjeteve, ndërkohë që dy aksidente të tjera në këtë autostradë janë shënuar rreth dy orë më parë. Në total, 15 makina të përplasura brenda 24 orëve, sipas Hartës Dixhitale.
Në videon e mëposhtme mund të shihni përplasjen e 3 mjeteve dhe më tej të 2 mjeteve të tjera, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar të lënduar në njerëz.
(S.SH/SHUPLAKA)