Presidenti i zgjedhur Ilir Meta dhe ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka disa ditë që ka ashpërsuar diskursin e tij ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Sipas tij, këta të dy janë bashkuar bashkë në një marrëveshje të pandershme ndaj shqiptarëve.
Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Meta ka bërë disa deklarata të forta njëra pas tjetrës.
1- Më shkarkoni nëse kam shkelur Kushtetutën
Si fillim , Meta iu përgjigj akuzave se ka shkelur Kushtetutën duke marrë pjesë në fushatën zgjedhore të LSI edhe pse është zgjedhur president.
“Së pari, nëse dy partitë e mëdha kanë bindje se kam shkelur Kushtetutën atëherë mblidhuni dhe më shkarkoni. Unë kam lindur trim. Sipas kushtetutës, unë jam president kur të bëhet betimi, pra në 26 korrik.
President u detyrova të bëhesha nga kriza mes Ramës dhe Bashës. Përgjegjësisa ndaj vendit më shtyu të bëhesha president dhe të shpëtoja këtë institucion”, tha Meta.
2-Kurth i Ramës, qeveria teknike-qeveri minimi
“Së pari, nuk kemi të bëjmë me një kurth të zotit Meta por kurth të zotit Rama për të bërë zgjedhje, dhe frikë të Bashës për pozicionin e tij.
Çështjet e drogës dhe dekriminalizimit, për të cilën kemi mbështetjen edhe të zotit Basha. Rama kishte frikë dhe donte të bënte zgjedhje pa opozitën. Mund të ishte me pasoja mjaft të rënda për vendin. Kam bërë çdo gjë për një qeveri besimi, e cila u krijua si u krijua por praktikisht po funksionon si qeveri minimi.”, tha Meta.
3- Rama përdor Policinë e Shtetit për të kërcënuar LSI-në
“Absolutisht, nuk kam asnjë nervozizëm, ata kanëfrikë nga transparenca, situata në terren, po frikësojnë njerëzit sepse mendojnë se ia dalin duke punësuar edhe ç’punësuar, edhe e kanë kthyer edhe Policinë e Shtetit në politikë për të kërcënuar LSI-në.”
4- Rama po përdor Bashën
“E dyta ky i donte zgjedhjet pa opozitën, e futi për ta përdour Bashën kundër zgjedhjeve, nuk është se ka njeri që nuk e ka vënë re, është përpjekje kundër zgjedhjeve, zhduki nga lista personalitete, një njeri që premton republikë të re dhe në fund fare nuk pyeti kryesinë, si mund të bëhet?”
5- Jam takuar me Bashën gjatë çadrës
Jam takuar unë vetë me zotin Basha, bashkë me dy persona të tjerë gjatë çadrës. Njëri prej tyre Petrit Vasili. I kam thënë këto gjëra, që ia kam thënë edhe zotit Rama edhe ambasadorëve të huaj, edhe MsAllister e Fleckenstein, edhe në takimin në Hotel Tirana.
I kam thënë, për çështjen e drogës dhe dekriminalizimit ke të drejtë. Ne i mbështesim se janë problem shumë i madh për vednin dhe zgjedhjet. Për punën e zotit Rama, i kam thënë e para mos prit LSI në çadër. Kjo nuk zgjidh ndonjë gjë, po doli LSI nuk ke vend më këtu. Mos prit nga unë të vete në Parlament të votoj kundër Ramës sepse unë kam një marrëveshje, ai ka përgjegjësi. Por ti ke të drejtë të kërkosh disa garanci, por nuk mund ta teprosh. Por ky mendonte të bëjmë një qeveri teknike, votim elektronik.
6- Nuk kam patur frikë nga Berisha e Nano, jo më nga Tomy dhe Jerry
“Nuk kam patur frikë nga Berisha dhe Nano dhe bashkë jo nga Tomy dhe Jerry për aq kohë se ata mendojnë se mund të luajnë me fatet e popullit, me zgjedhjet, mund të frikësojnë njerëzit, apo me praktika të fëlliqura, duhet ta dinë se janë të pashpresë dhe se republika e tyre do të arkivohet në 25 qershor.
Do të ketë surpriza, kini durim deri në 25 qershor, do ketë edhe 26 qershor, të heqin dorë nga skenarët e tyre për të kërcënuar nejrëzit, LSI nuk është LSI që meqë na e fali Enveri, apo Ramizi, është parti me sakrifica, shumica e socialistëve janë më LSI-në edhe demokratëve, ai pranoi të ishte një flutur më shumë në zyrën e Ramës. LSI ka 600-mijë vota në të gjithë Shqipërinë, keni për ta parë. “
7-Dy SMS me Ramën
“Me Ramën, i kam çuar dy mesazhe dje që duhet t’i mbajë parasysh. Të ketë përgjegjësi maksimale për këtë proces se është tepër serioz. Kemi një marrëveshje Rama Basha, të votojnë për njërin është sikur të kenë votuar për tjetrin.”, tha Meta, i cili nuk zbuloi detaje të tjera mbi bisedën me Ramën.”
8- Rama timonierin nuk e bën dot
“Unë po them që punën e timonierit nuk e bën dot, pasagjerit është punë tjetër. Kjo i takon Petrit Vasilit për ta diskutuar. Por koha e timonierëve ka mbaruar siç tha Luan Rama-Flutura në kabinën time.”
9- Basha një flutur më shumë në zyrën e Ramës
“Së pari mos mendon se zoti Basha mban çdo premtim, tha se do ta rrëzonte madje arrestonte Ramën kur ishte në çadër dhe u kënaq me OSHEE-në, mori edhe 8 ministrat që zbatojnë porositë e Engjëll Agaçit, 8 flutura në zyrën e kryeministrit.”, tha Meta.
“Ai pranoi të ishte një flutur më shumë në zyrën e Ramës.”, tha Meta për Bashën.
10- Nota për koalicionin
Po të flasim si mësues tani, koalicioni në dy vitet e para ka notën 8 plus, në dy vitet e fundit nuk e kalon as katrën, merreni si të doni, po flas në performancë, kjo është e njëjta përsëritje e skemës në 2007 dhe 2009.
Nuk është përgjegjësia ime për ketë gjë, e kam ndihmuar Ramën, qeveria po të isha ndoshta unë më shumë aktor politik do kishte qenë ndryshe por nuk doja ta vija në vështirësi.
Ne kemi kërkuar të bëjmë një bilanc të koalicionit por ai e ka shmangur, programi si është respektuar? Unë i kam thënë që jam gati por nuk kam pasur përgjigje.
11-Ftesë për debat
Meqë Basha dhe Rama e kanë pjesë të marrëveshjes së tyre të bëjnë debat, njëri bën sikur kërkon debat e tjetri sikur është shumë i zënë për ta dëgjuar, e pres në çdo moment këtu, për të dëgjuar konsideratat që ka ai, për zgjedhjet, kushtetutën dhe çdo gjë tjetër duke qenë se ftesën e Petrit Vasilit nuke ka pranuar. Unë jam një politikan tepër i hapur dhe tepër transparent.
12- Deputetët e PS-së më kërkuan t’i pranoja tek LSI, njëri Parid Cara
“Ka qenë Rama ai që ka tentuar të afrojë pranë vetes deputetë të LSI siç ishte rasti i Shkëlqim selamit, i vetmi deputet me precedentë që ne na rezultoi në grup. Sepse duke marrë deputetë në këtë mënyrë, Rama mendonte të siguronte 71 vota pa LSI. Ndërkohë është fakt që unë kurrë nuk kam tentuar të afroj tek LSI deputetë të PS.
E kundërta ka qenë e vërtetë, që disa deputetë të PS kanë ardhur në zyrën time dhe kanë kërkuar të vijnë tek LSI, mund t’ju them një emër për shembull, Parid Cara. Kam dhe emra të tjerë. Por unë ju kam thënë jo sepse kisha një marrëveshje me Ramën dhe nuk kam pasur ndonjëherë si synim të dëmtoj PS”, deklaroi Meta.
13- Kërkesën te PPE për negociata e bëra unë
Për çështjet e mëdhaja, si për Reformën në Drejtësi se shqetësimin këta të dy e krijuan. Hajde kam thënë, ta zgjidhim këtë situatë. Ai insistonte për votim elektronik, ty vetëm unë edhe Doris Pack të mbështetim. Ti ke një , këto i kam thënë, e di që ështëmërzitur edhe më pas. Ia kam thënë edhe Berishës edhe Dritan Shehut. Nuk mund ta menaxhojmë ndryshe, do i bëj kërkesë PPE-së, thashë, meqë PD është pjesë. Ramë dakord që të sillnin një negociator, që ata zgjodhën të ishte McAllister.”,
14- LSI të bëjë koalicion me PDIU, ose vetëm
“Ndoshta kjo ndikoi edhe në marrëveshjen e tyre, i kam thënë e kuptoj se je i shqetësuar përballë një koalicioni të madh, PS, PDIU, LSI. Kam thënë nëse është kështu bëjmë një ndryshim kodi dhe LSI të bëjë koalicion me PDIU ose të dalë vetëm.
Pra qëndrimet e mia kanë qenë shumë të qarta. Sa herë janë takuar, edhe takohen, ça problemi ka. Nuk mund të takohesh fshehurazi në prani të disa vetave.”
15- Basha ka marrë lekë për listat
Nuk e di këtë duhet ta gjejnë demokratët. LSI nuk ka marrë lekë për të vendosur deputet, nuk ka marrë lekë për të vendosur kryetar bashkie. Nuk merr lekë as për të vënë kryetarë bashkie nëpër lista. Le ta dinë demokratët. Listat e LSI-së i bëjnë forumet e LSI dhe jo partitë e tjera”
(D.D/Shuplaka)