Mundësia se disa deputetë të listave të PD-së dhe të LSI-së të marrin mandatin po shfaqet gjithnjë dhe më e madhe.
Pas zyrtarizimit të tre emrave nga LSI-ja që tashmë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit, Aurora Marra, Ylli Shehu dhe Enver Roshi, duket se rrjedhjet do të jenë dhe më të mëdha.
Burime bëjnë me dije se nga listat e PD 31 nga 40 kandidatët janë tërheuq nga listat, ndërsa nga LSI kanë hequr dorë 11 nga 17 kandidatët e mundshëm. Pra me gjasë 15 kandidatë nga të dyja forcat politike mund të formojnë opozitën artificiale në Kuvend.
Nga ana tjetër sot ka dorëzuar mandatin e deputetit dhe Nard Ndoka, i cili ndodhej prej dy javësh jashtë vendit. Po ashtu nga gara është tërhequr dhe Agron Duka, i cili më herët ishte shprehur i dyzuar.
(E.K/FAXWEB.AL)