Të paktën 15 pika të tregtimit të karburanteve janë bllokuar në Elbasan gjatë një aksioni të bashkisë së këtij qyteti, i mbështetur edhe nga Policia e Shtetit.
Subjektet e ndëshkuara nga kjo masë nuk kishin rinovuar liçencat për të ushtruar aktivitetin e tyre.
“Për këtë arsye, para një javë iu la një afat për shlyerjen e detyrimeve. Nga ana e subjekteve nuk është bërë dhe jemi detyruar të bëjmë bllokimin derisa të shlyejnë detyrimet që kanë pranë institucioneve përkatëse”, ka deklaruar Aurel Kaja, kryeinspektor pranë Bashkisë së Elbasanit.
Në territorin e Bashkisë së Elbasanit ushtrojnë aktivitetin 60 pika karburantesh. Subjektet e bllokuara do të ruhen nga policia derisa të shlyejnë detyrimet. Aksioni do të vijojë edhe në të gjitha pikat e shitjes së gazit për ngrohje.
Pak ditë më parë e njëjta nismë u ndërmorr dhe nga Bashkia e Tiranës po mesa duket tashmë nuk ka më një njoftim se çfarë po ndodh me aksionin. Të ketë qenë vetëm për bujë?!
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post