Sasi e konsiderueshme prej 15 kilogramë lëndë narkotike e llojit “Cannabis sativa” u gjet dhe sekuestrua brenda një banese në fshatin Perlat i Epërm të Mirditës.
Kontrolli i drogës u krye pas informacioneve të marra në rrugë operative. Ndërkohë është shpallur në kërkim poseduesi, shtetasi 40-vjeçar me iniciale T. L. i cili nuk u gjet në banesë.
Detaje të Policisë së Mirditës:
Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike
Sekuestrohen 15 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë
Shpallet në kërkim një shtetas
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike , nga efektivët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në një banesë në fshatin Perlat i Epërm në Mirditë ka lëndë narkotike, menjëherë është organizuar puna dhe është ushtruar kontroll.
Si rezultat i kontrollit , në afërsi të banesës së shtetasit T.L. 40 vjeç, banues në Perlat i Epërm – Mirditë , në një zonë të pyllëzuar, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale 15 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë e fshehur në një bidon plastik.
Shtetasi T.L. nuk u gjet në banesë , u shpall në kërkim si i dyshuar si posedues i lëndes narkotike dhe punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)