13:20 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“15 milionë eurot e tenderit korruptiv janë vetëm maja e ajsbergut”, PD: VKM që skualifikon kasat

12:31 | 17/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“15 milionë eurot e tenderit korruptiv janë vetëm maja e ajsbergut”, PD: VKM që skualifikon kasat

Partia Demokratike ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’ me pretendimin se kjo e fundit ka nxjerrë një vendim që skualifikon kasat ekzistuese fiskale dhe detyron bizneset të pajisen me kasa të tjera.

Në një dalje nga selia blu, deputeti i PD-së Endri Hasa tha se kostoja e këtij vendimi korruptiv të qeverisë është nga 600-1000 euro për çdo biznes.

Sipas PD-së, nga 1 herë në ditë, bizneset detyrohen të transmetojne çdo shitje në kohë reale, një funksion që kasat ekzistuese nuk e kanë.

Deklarata e plotë:

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të jetë kostoja e vetme që do të paguajnë bizneset si faturë e korrupsionit të kudogjendur të qeverisë së Edi Ramës.

Çdo biznes duhet të bëhet gati për të nxjerrë nga xhepat nga 600 – 1000 euro si faturë për vendimin korruptiv të qeverisë për sistemin e menaxhimit të faturimit të bizneseve.

Paralajmërimi i Partisë Demokratike, që kur denoncoi për herë të parë aferën korruptive, duke deklaruar edhe fituesin e paracaktuar kroat, tani është bërë realitet.

Ministri i Korrupsionit, Arben Ahmetaj, mund të bëjë propagandë nga mëngjesi deri në darkë dhe të gënjejë paturpësisht shqiptaret se kasat fidskale nuk do të ndryshojnë, por e vërteta është se pak ditë më parë qeveria ka miratuar një vendim që, praktikisht, skualifikon kasat ekzistuese.

Aktualisht, kasat fiskale janë të programuara të transmetojnë të dhëna vetëm 1 herë në ditë, kur biznesi mbyll xhiron, por me VKM Nr. 651, qeveria ka ndryshuar karakteristikat teknike për pajisjet fiskale, duke futur si kriter shtesë – “transmetimin e çdo shitjeje në kohë reale në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”.

Kërkesat e sistemit të ri detyrojnë çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka sot, për të blerë pajisjet e reja që mundësojnë transmetim të çdo shitjeje në kohë reale.

Kjo do të thotë se 15 milionë eurot e tenderit korruptiv me kompaninë e paracaktuar kroate, janë vetëm maja e ajsbergut, sepse fatura për bizneset llogaritet të kushtojë nga 80-100 milionë euro.

Projekti korruptiv për monitorimin biznesit nuk duhet të zbatohet!

Ky projekt cëno konkurrencën e lirë, mbyll vendet e punës dhe çon drejt falimentimit mijëra biznese.

(B.H/Faxweb) ​

 

Etiketa: endri hasaKASAT FISKALEPD
Pas

ERTV me programacion, Anjeza Maja zbulon emisionin e ri që do të prezantojë (Video)

Para

Ndërprerja e energjisë për banorët e Astirit, reagon OSHEE

Para
3 ditë pa drita Tirana, ZONAT që do të preken

Ndërprerja e energjisë për banorët e Astirit, reagon OSHEE

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tre javë në flakë, anija me 3 mijë makina përfundon në fund të detit

Stuhitë godasin Francën, 2 të vdekur dhe 17 të plagosur

Rama për The Guardian: S’pranojmë emigrantë nga Britania

Khamenei reagon pas përfundimit të luftës: E shtypëm Izraelin, SHBA nuk fitoi asgjë

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, momenti i duhur për të kaluar pishtarin”, Rama: Integrimi do të ishte arritje personale

“Hoqe Dash Sulën, vure Ilir Metën”, Balla “shpërthen” ndaj Berishës

Seuli: Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa në Rusi së shpejti

Mberrijnë në Gaza kamionët me ndihma të OKB-së

Gjermania në borxhe rekorde! Parashikon të shpenzojë rreth 850 miliardë euro kredi të reja deri në 2029

Trump kërkon anulimin e gjyqit ndaj Netanyahut në Izrael

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.