Paraditen e sotme në Fier ka pasur breshëri me armë zjarri në drejtim të një lokali në në lagjen “8 Shkurti”. Breshëria e plumbave ka dalë nga një automjet tip “Reno” në dretim të lokalit të shtetasit A. B.
Policia e Fierit nuk ka dashur të japë identitetin e objektivit të atentatit duke u mjaftuar vetëm me inicialet e tij.
Emri i tij për vite me rradhë ka qenë ndër më të kërkuarit nga ana e drejtësisë, ndërsa ngjarja e sotme ka shkaktuar panik në të gjithë zonën, pasi lokali është pranë ambjenteve të një shkolle.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit.
Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” Fier.
Në brendësi të makinës është gjetur një armë kallashnikov dhe një karikator.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=VqXFtDUX9vg&feature=youtu.be
Discussion about this post