Anxhela Cikopano, aktore por edhe aktiviste e shoqërisë civile ka shkruar sot në rrjetet sociale për një semafor që e shqetëson atë por edhe qytetarët. Bëhet fjalë për semaforin tek Katedralja Katolike i cili prej disa javësh nuk punon.
“15 telefonata i kam bërë deri tani Policisë Bashkiake dhe 112 për të rregulluar semaforin te Katedralja Katolike. Me siguri do ta rregullojnë pasi të vdesë njeri”,- shkruan Cikopano në rrjetet sociale duke postuar edhe një video të gjendjes së semaforit.
POSTIMI:
15 telefonata i kam bërë deri tani Policisë Bashkiake dhe 112 për të rregulluar semaforin te Katedralja Katolike, i cili prej javësh nuk punon në një rrugë me 3 korsi. Me siguri do ta rregullojnë pasi të vdesë njeri. Ja se si kalohet rruga aktualisht.
P.S. Iu kërkoj ndjesë personave në video, që rastisën të jenë “aktorë” realë.
(M.D/ Shuplaka)