Plot 30 shoqata të Shoqërisë Civile i bënë apel kryeministrit të tërhiqet nga vendimi për të futur në Kodin Penal një ligj që ka të bëjë me dënimin deri në 15 vite burg për ata që thyejnë karantinën.
Ato argumentonin se me këtë projekt-ligj do të shkileshin rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërsa për këtë deklaratë të përbashkët ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit shprehet se nuk ka ndërmend të tërhiqet, ndërsa phon se nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithcka!
Më tej Rama shprehet se s’mund të jemi i vetmi vend në planet që s’ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë
“Shoqatat s’duan asgjë në Kodin Penal për mbrojtjen nga epidemia?!Po daljen e njerëzve nga shtëpia e duan?!Po rivënien në lëvizje të ekonomisë e duan?!Po rrezikun e infeksionit kur hapemi e kanë menduar?!E pra, nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithcka!
Kështu që nëse kanë propozime konkrete për përmirësime bujrum pa humbur kohë, sepse s’mund të jemi i vetmi vend në planet që s’ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë! Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare“, shkruan Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)