09:26 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

150 mijë euro për të vrarë “Rrumin e Shijakut”, dy vëllezërit që i shpëtuan pengmarrjes, porositeshin nga Kasandër Noga për ekzekutime në Durrës dhe Tiranë

13:34 | 04/10/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
150 mijë euro për të vrarë “Rrumin e Shijakut”, dy vëllezërit që i shpëtuan pengmarrjes, porositeshin nga Kasandër Noga për ekzekutime në Durrës dhe Tiranë

Dy vëllezërit, Indrit dhe Gentian Beqirajt tëcilët i shpëtuan pengmarrjes në qytetin e Durrësit, kryenin ekzekutime me pagesë për grupe kriminale në zonën e Tiranës dhe Durrësit.

Sipas policisë, këta shtetas porositeshin nga 50 deri në 100 mijë euro për të kryer vrasje. Mes tyre, është përmendur plani për ekzekutimin e një personi në Tiranë si dhe nipërve të tij, po ashtu edhe plani për ekzekutimin e Rrumit të Shijakut.

Në kërkim është shpallur edhe Aleksandër Muharremi i njohur si “Rrumi i Shijakut”, si person i përfshirë në ngjarje kriminale po ashtu në tentativën për të marrë peng dy vëllezërit. Porosia për masakrën e Don Boskos dhe për vrasjen e Rrumit të Shijakut mësohet se është dhënë nga Kevin Zeneli me urdhër të Kasandër Nogës i cili aktualisht është i arrestuar në Belgjikë.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të veprimeve të thelluara të kryera në vijimësi, si dhe atyre të kryera gjatë dy ditëve të fundit, nisur edhe nga konflikti mes 2 vëllezërve me disa persona të tjerë, u bë e mundur zbardhja e disa ngjarjeve kriminale, si dhe qëllimi i konflikit të ndodhur më datë 02.10.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, ku disa persona me automjete kanë goditur motomjetin e dy vellezërve G. B. dhe I. B. dhe më pas kanë marrë me vete, njërin prej tyre, për disa minuta.

Në sajë të veprimeve të shpejta, reagimit dhe presionit policor, personat që kishin marrë në automjet shtetasin I. B., në pamundësi për të dalë me automjet nga perimetri i rrethimit të Policisë, e kanë lënë në rrugë shtetasin I. B., kanë braktisur automjetet dhe kanë mundur të largohen në këmbë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorëve të saj. Është vënë në pranga njëri prej autorëve dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu u sekuestruan mjetet e përdorura në këtë ngjarje. Në automjetin me të cilin është marrë peng shtetasi I. B. janë gjetur dhe fiksuar prova shkencore.

Në vijim të hetimeve të thelluara, të nisura më parë nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka rezultuar se personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, nga viti 2021 dhe në vazhdim.

Shtetasit G. B. dhe I. B., në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga shtetasit K. Z. alias K. S. dhe I. F., për llogari të shtetasit K. N., kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit.

Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit.

Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit G. B. dhe I. B. nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje.

Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A. Ç. alias E. Ç. dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit.

Në lidhje me planifikimin dhe marrjen e porosisë për vrasjen e shtetasit A. M., nga hetimet e thelluara rezultoi se 2 vëllezërit kishin siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes së tij. Dy vëllezërit ishin porositur nga shtetasi K. Z. dhe kjo vrasje ka ndodhur pak kohë më vonë, por ende nuk është zbardhur plotësisht se nga kush është kryer kjo vrasje.

Pas

PD e bashkuar në aksionin opozitar? Salianji: Nuk zgjidhen problemet vetëm me vendim gjykate, por jam i bindur se do kemi një kandidat të përbashkët

Para

“Zgjodhi me vullnet të lirë”, Shqipëria rrezikon të paditet për dëbimin e turkut Ahmet Emre Olur

Para
“Zgjodhi me vullnet të lirë”, Shqipëria rrezikon të paditet për dëbimin e turkut Ahmet Emre Olur

"Zgjodhi me vullnet të lirë", Shqipëria rrezikon të paditet për dëbimin e turkut Ahmet Emre Olur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama pret kreun e NATO-s Mark Rutte: Diskutuam sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin aktiv në aleancën ushtarake

Detaje nga ngjarja në Liqenin e Thatë/ 38-vjeçarja ishte e ulur në vendin e pasagjerit, ishte vetëm në makinë dhe…

Vuçiç dhe Osmani bashkë në darkën e Von der leyen në Tiranë

Vetëvritet me pistoletë brenda në makinë një grua te Liqeni i Thatë

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.