23:15 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

155 kilogramë drogë kapen në Vlorë, arrestohen 7 trafikantë, mes tyre 26-vjeçarja nga Llakatundi

15:33 | 22/12/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
155 kilogramë drogë kapen në Vlorë, arrestohen 7 trafikantë, mes tyre 26-vjeçarja nga Llakatundi

Në Vlorë janë kapur nga policia 155 kilogramë drogë dhe janë arrestuar  7 trafikantë, mes tyre 26-vjeçarja nga Llakatundi.

Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë sëbashku me Strukturat Policore të Komisariatit Vlorë dhe grupin e FNSH-së Fier, gjatë natës së sotme kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë të koduar ”SEVEN”, ku si rezultat janë sekuestruar 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Operacioni antidrogë është finalizuar në dy fshatra, konkretisht : Në fshatin Velç, në banesën e shtetasit Tomorr Karçanaj, janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate. Në këtë banesë janë arrestuar në flagrancë punëtorët, me detyrë mirëmbajtjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike, shtetasit :

• Indrit Binaj, 29 vjeç, banues në Vlorë,

• Eriselda Rrënja, 26 vjeçe, banuese në Llakatund,

• Vito Gashi, 56 vjeçe, banuese në Shushicë,

• Enver Gashi, 28 vjeç, banues në Shushicë,

• Xheladin Bushaj, 52 vjeç, banues në Shushicë. Gjithashtu në fshatin Vllahinë, në një tjetër banesë të shtetasit Tomorr Karçanaj, në një nga mjetet në përdorim të djalit të tij shtetasit Aleksandër Ajazi (Karçanaj), është konstatuar një tjetër sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 55 kg edhe kjo në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate. Policia ka bërë menjëherë arrestimin në flagrancë edhe të atë e bir si organizator dhe bashkëpuntor, shtetasit :

• Aleksandër Ajazi (Karçanaj), 30 vjeç, banues në Vllahinë, (organizator).

• Tomorr Karçanaj, 55 vjeç, banues në Vllahinë, (bashkëpuntor). Policia Vlorë në përfundim të veprimeve hetimore ka bërë :

• arrestimin në flagrancë të 7 shtetasve të lartpërmendur,

• sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të : – 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa – 4 sita që shërbenin për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate, – 2 automjete, tip Mitsubishi e Benz, dhe – 7 aparate celular. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasve të lartëpërmendur për veprën penale të ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal. (J.V//Faxweb)

Pas

Shkruajtën se ka vdekur, reagojnë familjarët: Florenc Beqiraj është ende gjallë

Para

Vota e Shqipërisë në OKB, Klevis Balliu: Votimi kundër interesave të SHBA-së është votim kundër interesave kombëtare

Para
Vota e Shqipërisë në OKB, Klevis Balliu: Votimi kundër interesave të SHBA-së është votim kundër interesave kombëtare

Vota e Shqipërisë në OKB, Klevis Balliu: Votimi kundër interesave të SHBA-së është votim kundër interesave kombëtare

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.