Operacioni policor “Vjeshtë 2017” dhe “Summer 2017”, pas Elbsanit dhe Vlorës ka zbritur ne Fier,
Policia njofton se ka shoqëruar 16 makina luksoze nga të cilat 1 është e blinduar. Ka dyshime se makinat mund të jenë të trafikuara.
Gjatë kontrollit, Policia gjithashtu ka arrestuar dy persona, pasi kanë kundërshtuar me dhunë policinë gjatë shoqërimit.
Informacioni i plotë:
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas pasi gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat për shkeljet e konstatuara, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Në kuadër të zbatimit të Planeve Operacionale “Summer 2017 ” dhe “Vjeshtë 2017” me qëllim bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara, nga Komisariati i Policisë Fier janë organizuar shërbimet të cilat kanë ngritur pika të shumta kontrolli duke bërë verifikime të makinave luksoze të cilat dyshohen se janë përfituar nga burime të paligjshme.
Nisur nga këto kontrolle, policia e Fierit ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit për verifikime 16 makina luksoze nga të cilat njëra është e blinduar.
U arrestuan në flagrancë shtetasit:
E.H., 21 vjeç, banues në Fier.
- S., 46 vjeç, banues në Lushnje.
Këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërinit të tyre në Komisariat për shkeljet e konstatuara.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, do vijoi operacioni për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara si edhe goditjen e grupeve kriminale me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin e aseteve kriminale.
(E.K/SHUPLAKA)