Elina Jengo, 16 vjeçe, u shpall atletja më e mirë e Europës për muajin tetor në sondazhin mujor të kryer nga EAA.
Gjatë sondazhit, Xhengo mblodhi 3,470 vota, e ndjekur nga ukrainasi Jaroslav Mavukiç me 3,150 vota dhe bullgarja Aleksandra Nacheva me 2,731 vota.
Lajmi ka bërë bujë në median greke, madje programi “To kuti tis Pandoras” arritjen e Xhengo e konsideron si përgjigjen më të mirë ndaj çdo thirrjeje raciste e nacionaliste ditët e fundit, në kufirin greko-shqiptar.
Elina Xhengo është shpallur kampione bote në hedhje shtize, më 16 Tetor, në Olimpiadën e Argjentinës, ku ka thyer dhe rekordin botëror të disiplinës, pas shumë viteve, me 63,34 m.
Një tjetër triumf për atleten 16-vjeçare të “Kentaurus” Halkidiki, titulli si Atletja më e Mirë e Europës për muajin tetor, nga Shoqata Europiane e Atletëve. Vlerësimi është arritur pas një votimi online, me ndihmën e mediave sociale, ku Elina Xhengo ka marrë 3.470 vota, duke lënë pas Jaroslava Mahucik nga Ukrania me 3150 vota dhe Aleksandra Naseva, Bullgari, me 2731 vota.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post