Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i cili deklaroi sot se në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm në 2010, në Shkodër kishte patur 16 vrasje.
Noka përmes një postimi në ‘Facebook’ thotë se për këto vraje Partia Demokratike çoi 15 autorë para drejtësisë.
Pra ndryshimi është sipas tij se kriminelët në kohën e PD-së kapeshin, ndësa tani për 6 vrasje dhe dy rrëmbime në Shkodër nuk është zbuluar asnjë autor.
Postimi i plotë:
Gjysem te vertetat jane gjithmone genjeshtra!
Te tilla jane mashtrimet e Farmir Xhafes dhe Taulant Balles per te mbuluar situaten e rende te krimit ne Shkoder.
E verteta eshte se nga 16 vrasje ne 2010-en, qeveria e Partise Demokratike zbuloi dhe coi para drejtesise 15 prej fajtoreve.
Ky eshte ndryshimi mes qeverise se PD dhe asaj te PS.
Me PD ne qeveri, kriminelet ndiqeshin, arrestoheshin dhe çoheshin para drejtesise!
Me PS ne qeveri, Edi Rama i dha pushtet krimit, prandaj nga 6 vrasje dhe 2 rrembime personash brenda 3 muajve nuk eshte zbuluar asnje!
Kjo eshte e verteta qe Fatmir Xhafaj dhe Taulant Balla nuk e thone dot, sepse jane pjese e krimit!
Çlirimi i qeverise nga krimi eshte prioriteti i opozites dhe do te qendrojme bashke me qytetaret deri ne fitore’