06:56 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

160 mijë shqiptarë të larguar/ Erion Muça: Ja cilat janë shkaqet e emigracionit

17:32 | 13/02/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
160 mijë shqiptarë të larguar/ Erion Muça: Ja cilat janë shkaqet e emigracionit

Eksperti i çështjeve të punësimit, Erion Muça, ishte i ftuar në një lidhje “Skype” ditën e sotme në “Fax News” për të folur mbi largimin e shqiptarëve.

Gjatë intervistës me gazetarin Albi Rakip, Muça tha se ka disa faktorë që e nxisin emigracionin, ku përfshihet mungesa e meritokracisë, rritja e inflacionit në përpjestim me pagësat, mungesa e modernizimit të sipërmarrjeve, mospatja e një promovimi të brendshëm dhe mungesa e motivimit nëpërmjet bonuseve.

“Po t’i referohemi raporteve ndërkombëtare, studimeve dhe anketimeve të bëra, mund të them që ka 160 mijë shqiptarë të larguar, një shifër e saktë që është trajtuar në fasha vitesh, e jo një-vjeçari.

Njerëzit largohen për disa arsye dhe interesi kryesor është për çështje pune apo bashkimi familjar, ndërkohë që lidhet edhe me shumë faktorë të tjerë, si niveli i meritokracisë apo kërkimi i karrierës dhe suksesit nëpërmjet punës.

Rritja e inflacionit, rritja e çmimeve nuk ka ecur në sinkron me pagën dhe rritjet progresive të tyre; lidhet gjithashtu edhe me një koncept të rëndësishëm mbi mungesën e standardeve dhe modernizimin në shumë industri e sektore.

Një problem është modernizimi i sipërmarrjeve dhe bizneseve që ende sot nuk po bëjnë aq sa duhet për të qenë sensitiv me punonjësin dhe motivimin e tyre, duke e cilësuar atë si aset, dhe difekti duket që në respektin e kontratave të punës.

Njerëzit largohen dhe nga mungesa e sistemit të promovimit të brendshëm. Sot, një punonjës e di pagën e tij, por duhet të dijë edhe progresionin se ku do të arrijë brenda një kompanie, duke bërë kështu që mos ta projektojë dot të ardhmen brenda kompanisë, si shkak i mungesës së promovimit të brendshëm.

Lidhet gjithashtu me vizionin dhe edukimin e sipërmarrjeve për të zhvilluar kulturë organizative brenda tyre dhe të jenë sa më të kujdesshëm me bonuset dhe përfitimet që punonjësi të ndihet i trajtuar mirë financiarisht, për të qenë të predispozuar për të qëndruar në kompani, e për mos t’u larguar nga vendi,”- tha ai për “Fax News.”

Pas

Alarm: Franca sheh shpërthim në rastet e sifilizit

Para

Presidenti Biden, mbreti i Jordanisë të shqetësuar për operacionet në qytetin Rafah të Gazës

Para
Presidenti Biden, mbreti i Jordanisë të shqetësuar për operacionet në qytetin Rafah të Gazës

Presidenti Biden, mbreti i Jordanisë të shqetësuar për operacionet në qytetin Rafah të Gazës

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.