Edhe pse lëkundjet janë ndjerë veçanërisht në prefekturën e Chanias, deri më tani nuk janë regjistruar dëme
Një tërmet me magnitudë 5.3 gradë të shkallës Rihter ka ndodhur një minutë pas orës 7 të mëngjesit të sotëm në jugperëndim të Kretës.
Konkretisht dhe sipas vlerësimit të Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundjet janë regjistruar në zonën detare 59 km në jugperëndim të Paleochora, Chania, me thellësi fokale 17.2 km.
Sipas zjarrfikësve, edhe pse dridhjet janë ndjerë veçanërisht në prefekturën e Chanias, deri më tani nuk janë regjistruar dëme.
Tërmeti i mëngjesit të kësaj të diele vjen pad atij 4.2 gradësh të shkallës Rihter i ndodhur pasditen e së shtunës në të njëjtën zonë.
Sipas sizmologut dhe drejtorit të kërkimit të Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, Gerasimos Chouliaras, i cili foli në radio SKAI, ata po monitorojnë aktivitetin sizmik për të parë nëse është tërmeti kryesor.
Tërmeti, siç tha ai, karakterizohet si relativisht i cekët, por rëndësi ka thellësia fokale dhe fakti që ka ndodhur në një zonë nënujore, pasi në të kundërt do të ishte më i dukshëm.