Është riaktivizuar sërish zjarri në fshatin Konisbaltë në bashkinë Dimal. Edhe këtë herë zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar dhe vatra e parë e zjarrit ndodhet në zonën e Allaxhiasit, pak metra larg nga vatra e zjarrit e vendosur dy ditë më parë.
Zjarri po përparon drejt pyllit me pisha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Për shkak të terrenit të vështirë, në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit janë nisur 3 mjete zjarrfikëse nga Berati dhe forca të ushtrisë.
Terreni i vështirë e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse drejt zonës së zjarrit dhe zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë janë duke shuar flakët me pompa uji shpine dhe mjete rrethanore.