Banorët e Thumanës mbajtën protestën e tyre të 12-të, ku kërkojnë hapjen e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Protestuesit vazhdojnë që të jenë në rrugë dhe po ashtu edhe punonjësit e policisë.
Segmenti rrugor që ka kushtuar 1.3 miliardë euro, ka vendosur në konflikt banorët dhe qeverinë.
Banorët presin përgjigje deri të hënën, pasi ndryshe qytetarët kanë paralajmëruar protesta të dhunshme.