Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook ka reaguar për një zbulim që ka të bëjë me arkeologjinë.
Bëhet fjalë për një zbulim që ka dalë në dritë në Shënmri të Tiranë ku arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike dhe mesjetare.
Postimi i plote i Rames:
Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik ka dalë në dritë në Shënmri të Tiranës, ku arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike dhe mesjetare
Ky zbulim dëshmi e historisë dhe jetës së banorëve të lashtë të kësaj zone shënon për herë të parë edhe gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por njëkohësisht edhe turizmit historik e kulturor të vendit tonë
#KrenarpërShqipërinë
#VetëmPërpara
#SHQIPËRIA2030