Zbulohet një planet me dy diej. Ndodhet rreth 1300 vjet dritë larg sistemit diellor, në përmasa është 6.9 herë më i madh se Toka dhe është zbuluar nga një djalë 17-vjeçar gjatë punës praktike që zhvillonte në NASA.
Planeti është quajtur TOI 1338b, që do të thotë objekt interesant i Tess, pasi është dalluar falë të dhënave të teleskopit hapësinor Tess, i specializuar në gjetjen e trupave të rinj qiellorë. Planeti bën pjesë pra në një sistem me dy yje, që orbitojnë njëri përreth tjetrit në 15 ditë dhe kanë masa të ngjashme me Diellin.
Zbulimi i praktikantit 17-vjeçar është konfirmuar nga shkencëtarët ekspertë të NASA-s, të cilët e kanë publikuar në websitin e agjencisë dhe gjithashtu kanë bërë një prezantim të punës edhe në Konventën e Autoritetit Astronomik Amerikan.
Falë teleskopit hapësinor Tess, para disa ditësh u bë edhe një tjetër zbulim i rëndësishëm, ai i një planeti mjaft të ngjashëm me Tokës që gjendet vetëm 100 vite dritë larg nesh.