23:14 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

17-vjeçarja braktisi foshnjën e porsalindur, mjekët: Kujdesemi prej 4 muajsh, të shkurtohen procedurat burokratike

09:47 | 24/02/2017
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
17-vjeçarja braktisi foshnjën e porsalindur, mjekët: Kujdesemi prej 4 muajsh, të shkurtohen procedurat burokratike

Një vogëlush qëndron i braktisur prej katër muajsh në maternitetin e Durrësit, aty ku shtrati nr. 99 i reanimacionit të maternitetit vijon të jetë i zënë. Bëhet fjalë për një foshnje të braktisur nga nëna e tij 17-vjeçare, e cila vuan nga probleme mendore.

Shefja e repartit të maternitetit, Dhurata Beshello, ka shpjeguar për “DurrësLajm” se foshnja u soll nga e ëma, motra e së cilës hapi kartelë mjekësore dhe pas lindjes e la foshnjen aty me pretendimin se e ëma nuk kujdeset dot, duke mos u interesuar asnjëherë.

Doktoresha shpjegon se vogëlushi me emrin Klejdi është bërë shumë i dashur për mjekët e pavionit. Ajo shprehet se së shpejti ai pritet të transferohet në Shtëpinë e Fëmijës.

“Klejdi është bërë shumë i dashur për ne. E ushqejmë dhe kujdesemi të gjithë për të që të mos i mungojë asgjë. Kemi bërë gati dokumentacionin për ta dërguar në Shtëpinë e Fëmijës”, ka rrëfyer ajo.

Dhurata Beshello shpjegon se ky nuk është rasti i parë, pasi para disa muajsh një tjetër fëmijë u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës, i cili pasoi dy foshnja të tjera të dërguara më herët.

Ajo ngre shqetësimin për zgjatjen e procedurave të transferimit, për shkak se gjatë qëndrimit të foshnjes në maternitet, të gjithë afeksionohen me të.

“Mendoj që zgjatet shumë kjo procedura e nisjes së fëmijëve nga materniteti deri në Shtëpinë e Fëmijës. Afeksionohemi të gjithë me këta fëmijë, të cilët i rrisim vetë. I gjithë stafi sa vjen në punë, kujdeset për ta.”, është shprehur më tej mjekja. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: braktisjedurresfoshnjamaternitet
Pas

Tutorja 17-vjeçare, si e detyronte të miturën të bënte seks me para

Para

Prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundraligjshme artikuj të ndryshëm, arrestohen 51-vjeçari dhe 33-vjeçari

Para
Prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundraligjshme artikuj të ndryshëm, arrestohen 51-vjeçari dhe 33-vjeçari

Prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundraligjshme artikuj të ndryshëm, arrestohen 51-vjeçari dhe 33-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.