Në përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, u shfaqën përmes një lidhjeje direkte nga Haga. Ata u panë të buzëqeshur gjatë bisedës me familjarët e Shalës, nga e cila u shkëput një fotografi.
Djali i Haxhi Shalës, Flakroni, ndau gjithashtu fotografi të të dyve gjatë kohës që ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe tani që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
“Nga fronti i luftës në 1999 te sfidat e sotme—gjithmonë në shërbim të Kosovës! Historia mund të ndryshojë, por idealet mbeten të pathyeshme. Gëzuar Pavarësinë, populli i Kosovës!” shkroi ai në postimin e tij.