04:14 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

170 zyrtarë në “listën e zezë” të SHBA-ve: Ambasada jep detaje, pse u janë refuzuar vizat

15:32 | 07/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasada Amerikane thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve: KLGJ e KLP duhen ngritur këtë jave

Kuvendi i Shqipërisë u rikthye të enjten e kaluar, në një arenë debati ku Kryeministri Edi Rama dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Edi Rama, hidhnin e prisnin akuza kundër njëri-tjetrit.

Pjesë e debatit ishte edhe deklarata e Kryeministrit se Shetetet e Bashkuara të Amerikës i kishin refuzuar vizën ish-kryeministrit Sali Berisha.

Plot 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, të cilët janë përfshirë në afera korruptive, iu është mohuar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada amerikane në Tiranë sqaron për Top Channel se, ajo i merr shumë seriozisht pretendimet për korrupsion, e për këtë arsye do të vijojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publikë me kontroll shtesë.

“Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar të vitit 2017, Ambasada e SHBA iu ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, e familjarëve të tyre. Kjo është diçka përpos përcaktimit të deputetit Tom Doshi dhe ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dhe familjeve të tyre, nga Sekretari i Shtetit si të pakualifikueshëm për viza amerikane përgjithmonë. Pozicioni i Ambasadës së SHBA kundër korrupsionit dhe synimi i saj për t’iu mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshuar”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Emrat e zyrtarëve të refuzuar nuk bëhen të ditura nga Ambasada amerikane..

Të parët që mësuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin futur në një “listë të zezë” ishin njerëzit e drejtësisë. Atyre iu anuluan apo refuzuan vizat. Lista doli në publik, ndërsa vettingu më pas konfirmoi vërtetësinë e vendimit amerikan.

Etiketa: 170 zyrtarëarsyet e refuzimitlista e zezerefuzim vizashshbashqiperi
Pas

Aksioni kundër lojërave të fatit, procedohet 49-vjeçari i dënuar më parë në Itali

Para

Meta takon Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Ja për çfarë diskutuan

Para
Meta takon Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Ja për çfarë diskutuan

Meta takon Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Ja për çfarë diskutuan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.