Nga policia e Vlorës janë sekuestruar 1708 kilogramë drogë. Në prangat e policisë ka rënë Patriot Belulaj, 56 vjeç, banues në Vlorë. Belulaj është pronari i stanit në afërsi të vendit ku u gjend droga e llojit hashash. Detaje:
Dje, rreth orës 12:00, mbi bazë të informacioneve të marra më parë, u bë i mundur që në bashkëpunim të DVP Vlorë, Delta Force dhe Guardia di Finanza, të kapen rreth 96 pako me drogë në zonën e Gjirit të Bristanit në Karaburun. Policia bëri me dije se më vonë u kapën edhe 8 pako të tjera.
Operacioni policor i përbashkët për kapjen e lëndës narkotike ka filluar pardje por për shkak të terrenit të vështirë dhe kohës me reshje është finalizuar dje. Sasia e drogës së sekuestruar ishte rreth 1.75 ton lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Gjithashtu po vazhdon kontrolli i territorit në një sektor të gjerë dhe të pyllëzuar për kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunues me Belulajn. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post