03:08 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Cila është kompania e gruas së Qazim Sejdinit, që sipas Lulzim Bashës po hetohet për drogë

13:26 | 21/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Cila është kompania e gruas së Qazim Sejdinit, që sipas Lulzim Bashës po hetohet për drogë

Arrestimi i 18 doganierëve në Durrës dhe Qafë-Thanë para disa ditësh të akuzuar nga Prokuroria se kanë lejuar kalimin e 8 tonë drogë drejt Italisë është padyshim një ngjarje shumë e rëndë që do të kërkojë një zbardhje sa më të shpejtë.

Ndërkohë që derimë tani nuk ka nga ana e Prokurorisë detaje sesi mund të ketë vepruar rrjeti. Gjykata i la në burg të gjithë të arresrtuarit deri në marrjen e plotë të vendimit për ta.

Dje në një lajm të publikuar në ‘AbcNews’ del në skenë emri i kryebashkiakut të Elbasanit dhe gruas së tij si të përfshirë në këtë rrjet.

SI IMPLIKOHET KOMPANIA E GRUAS SË QAZIM SEJDINIT:

Prokuroria ka përfshirë në hetime për trafikimin e 8 tonëve kanabis edhe agjencinë doganore “Ujori shpk’’.Nga të dhënat e Qendrës së Regjistrimit të Binzeseve rezulton se kjo kompani është në pronësi të bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Elbasanit.

Agjencia doganore, që ka kryer procedurat e tranzitimit në Shqipëri të kamionit që vinte nga Maqedonia dhe që është bllokuar me 8 ton drogë në Itali, rezulton se është në pronesi te bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. 

Në  ekstraktin e Qendrës së Regjistrimit të Binzeseve, është pasqyruar se Xhuljana Sejdini, bashkëshortja e kreut të bashkisë së Elbasanit është ortakja e vetme e agjensisë doganore “Ujori shpk”. 
Kjo kompani rezulton si pronë e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Elbasanit. 
“Ujori Shpk”, si përfaqësues të saj në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kishte shtetasin Maliq Kadilli, i arrestuar nga Prokuroria për Krime të Rënda.

I dyshuari Kadilli në emër të agjensisë doganore “Ujori shpk”, ka përpiluar dokumentet për hyrjen dhe tranzitimin e kamionit që drejtohej nga i arrestuari në Itali, Zoran Stanojoski. 
Agjencia doganore, fillimisht në doganën shqiptare kishte  deklaruar se kamioni me drejtues shtetasin maqedonas Stanojoskin, kishte si destinacion dalje nga Shqipëria pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Por rreth mesditës së datës 5 shkurt, i arrestuari Kadilli i është drejtuar doganës shqiptare, me një kërkesë, duke kërkuar ndryshimin e destinacionit të kamionit.

Sipas kërkesës, dalja e kamionit që drejtohej nga shtetasi maqedonas nuk do jetë Hani i Hotit por pika e kalimit kufitar të portit të Durrësit, pasi deklarata e parë është bërë gabimisht.

Kamioni dyshohet se ka qëndruar në Shqipëri 5 orë më shumë se afati i lejuar. Kjo kohë, sipas prokurorëve, mund t’i ketë shërbyer për t’u furnizuar me drogë. Dyshimet janë se droga është ngarkuar në Elbasan.

Kamioni, mësohet se në portin e Durrësit nuk i është nënshtruar kontrollit të imtësishëm pavarësisht ndryshimit të destinacionit duke hipur kështu në tragetin e linjës Durrës-Ankona. Me të mbërritur në portin e Ankonës, autoritetet italiane kanë konstatuar se në  kamion ishin fshehur 8 ton hashash.
Sipas AbcNews, nuk përjashtohet nga hetimi edhe agjencia doganore “Ujori shpk” si bashkëpunëtor në rrjetin e trafikut të drogës, pasi përfaqësuesi i tyre në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, tashmë është arrestuar dhe dyshohet se është pjesë e rrjetit të trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukruar kriminal.

Ndërkohë që këtë akuzë e ka vijuar gjatë fjalës së tij në çadër sot edhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

FJALA E BASHËS:

Dje 8 ton drogë u kapën nën ngarkesën e ç’doganuar nga Qazim Sejdini, kryetari i Bashkisë së Elbasanit. Të gjithë e dinë si e mori pushtetin ai me bandat e drogës në Shqipëri e deri në Angli. Ai është i përfshirë në trafik droge dhe ka një agjenci trafiku..

Këto janë arsyet që na çuan në vendimin se nuk do të këtë zgjedhje me Ramën kryeministër. Fakte të tilla ka përditë. Droga është jo vetëm përgjegjësi politike por është projekti politik i tij. Si shpjegohet që as ministri i drogës që hoqi apo tjetrin që vuri nuk zbarojnë procedurat e sekuestrimit të drogës 2.5 milionë rrënje të shkatërruara. Ku janë procesverbalet? Kjo është industria shtetërore e drogës. Ja tha edhe Prokurori i Përgjithshëm. Prokurorët nuk marrin pjese në asgjësimin e drogës, si e kërkon ligji. Ai nuk e asgjëson por e shet drogën sepse ajo ka vetëm një pronar: Edi Ramen. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: gruaja e sejdinitqazimqazim sejdiu
Pas

Donald Lu kritikon Ramën: Jemi kundër bisedimeve të pakujdesshme për bashkim, minojnë stabilitetin e rajonit

Para

12 çmime për “Letërsinë 2017” në Bruksel, shqiptari Rudi Erëbara rrëmben njërin prej tyre

Para
12 çmime për “Letërsinë 2017” në Bruksel, shqiptari Rudi Erëbara rrëmben njërin prej tyre

12 çmime për “Letërsinë 2017” në Bruksel, shqiptari Rudi Erëbara rrëmben njërin prej tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.