Një zyrtare burgjesh nga Britania e Madhe, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, e cila kishte kryer marrëdhënie intime me një vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një veterani të Luftës së Dytë Botërore, është dënuar me 12 muaj burgim.
Rachel Welburn, 39 vjeçe, e kishte nisur marrëdhënien 18-mujore me vrasësin Daniel Crompton pasi ishte caktuar si zyrtare personale për të në burgun e Frankland-it në Durham të Anglisë. Në këtë burg e vuajnë dënimin disa prej kriminelëve më të mëdhenj të Britanisë së Madhe.
Vrasësi 29 vjeç kishte vrarë në vitin 2013 veteranin 87 vjeç të Luftës së Dytë Botërore, Frank Worsley, për para, sepse nuk mund të siguronte të ardhura për të blerë kokainën, nga e cila kishte krijuar varësi.
Gjykatësi Christopher Prince, i cili e dënoi gardianen për shkak të shkeljes së rregullores disiplinore në zyrë publike tha se dënimi me burg është i pashmangshëm, pavarësisht përvojës së madhe të saj si zyrtare e burgjeve. Ai kishte punuar për 18 vjet, dhe fakti se ajo është nënë e dy fëmijëve të vegjël nuk i kanë krijuar asnjë lehtësi nga dënimi.
Viktima e vrasësit të dënuar me burgim të përjetshëm kishte vdekur tri javë pasi ishte shtrirë në spital për shkak të plagëve të marra nga goditjet e vazhdueshme, të cilat krimineli ia kishte dhënë pasi veterani kishte refuzuar t’ia jepte të hollat që ia kërkonte, shkruan “Daily Mail”.