21:19 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

18 vite më parë/ Rrëzimi i kullave në 2001, ja si u detyrua Meta të shtyjë dekretimin e qeverisë (video)

15:11 | 11/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
18 vite më parë/ Rrëzimi i kullave në 2001, ja si u detyrua Meta të shtyjë dekretimin e qeverisë (video)

Rrëzimi i 2 kullave në 11 shtator 2001, në New York, ishte padyshim një ngjarje e rëndë që preku jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por trazoi edhe zhvillimet politike në Europë e deri në vendin tonë.

Ishte pikërisht kjo tragjedi që ndodhi në orën 09:00 me lokale, dhe në Shqipëri 15:00 me orën lokale, që detyroi shtyrjen e dekretimin e qeverisë.

Në atë ditë, rreth orës 17:00, parlamenti i Shqipërisë ishte mbledhur pas zgjedhjeve qendrore të vitit 2001, dhe pas një seance maratonë, do të kryehej edhe betimi i qeverisë së drejtuar nga Ilir Meta.

Por që në nisje të seancës, Kryetari i Kuvendit të asaj kohe, Namik Dokle, do të njoftonte shtyrjen, për shkak të sulmit terrorist ndaj dy kullave binjake në New York, ku u vranë rreth 3 mijë persona.
Me zë të dridhur, Dokle u kërkoi kolegëve të parlamantit, që të ndiqnin zhvillimet rreth sulmit terrorist në SHBA, afro 2 orë pasi ishin rrëzuar dy kullat.

“Unë dua të shpreh dënimin më të fortë, kundër këtyre veprimeve banditeske. Njëkohësisht dua të shpreh solidaritetin e fuqishëm e Kuvendit të Shqipërisë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është një solidaritet që buron nga miqësia e popullit shqiptar me popullin e Amerikës, është një solidaritet që buron nga admirimi i popullit shqiptar për qeverinë amerikane. Duke shprehur këtë solidaritet, mendoj që seancën ta nderpresim, në mënyrë që anëtarët e kuvendit të ndjekin zhvillimet e kësaj ngjarje të rëndë.”- u shpreh kryetari i Kuvendit të asaj kohe, Namik Dokle.

Pak minuta pas shpërndarjes së parlamentit, kryeministri ende i padekretuar, Ilir Meta, pas një konsultimi me kryetarin e Partisë Socialiste, Fatos Nano, njoftoi arsyen e shtyrjes së seancës parlamentare, ndërsa shprehte ngushëllimin për tragjedinë që po ndodhte.

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë, dënon me ashpërsinë më të madhe, sulmin terrorist të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë ditë, qeveria jonë rreshtohet pa rezerva përkrahë popullit dhe qeverisë amerikane. Në emër të qeverisë së Shqipërisë, i shpreh Presidentit Bush, ngushëllimet për viktimat e këtij sulmi terrorist. Ky sulm nuk drejtohet vetëm kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe kundër paqes në botë. Aktorët e këtyre akteve do të ndëshkohen rëndë. “ – shprehej në 11 shtator 2001, Ilir Meta.

Deputetët që u shpërndanë, u mblodhën pranë Sheshit “Nënë Tereza” për të dezur qirinj për 3000 viktimat e dy kullave tregtare të New Jork.

Parlamenti për dekretimin e qeverisë së re, u mblodh rreth 5 ditë më pas, në 16 shtator të vitit 2001./Gazeta SHQIP/

https://youtu.be/erqz7WCynH0

Pas

Deklarata ‘bombë’/ Zeman konferencë me Vuçiç, Çekia paralajmëron tërheqjen e njohjes për Kosovën

Para

Historia e përdhunimit nga Neymar, modelja akuzohet për mashtrim

Para
Historia e përdhunimit nga Neymar, modelja akuzohet për mashtrim

Historia e përdhunimit nga Neymar, modelja akuzohet për mashtrim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Video/Fillon numërimi i votave në Parkun “Olimpik” në Tiranë, votat e diasporës numërohen

Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë

Pogradec/Arrestohen dy nga katër personat që dhunuan familjarët e komisionerit E.G., vijon puna për kapjen e të tjerëve

Berisha: Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet

Berisha: Rritje e ndjeshme e elektoratit tonë, askush nuk ndikon vullnetin e sovranit

Numërimi në Vorë/Dalin rezultatet e para në media: PS 124 vota, PD-ASHM 42 vota.

VIDEOLAJM/ Kutitë e votimit nga qendra e votimit në “Petro Nini Luarasi” dërgohen drejt KZAZ-të

Përse nuk del rezultati i votimit elektronik? Celibashi: Kërkesë e PD, do t’i kemi nesër në mëngjes

Celibashi përditëson të dhënat/ Sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00

Lezhë/ Aksident me dy të plagosura në lagjen “Gurra”, arrestohet drejtuesi i mjetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.