Një konflikt ka ndodhur mes një bande shqiptare dhe një bande afrikano-veriore në Milano.
Mediat italiane raportojnë se sherret në këtë zonë janë shumë të shpeshta, ku edhe këtë herë përveç shqelmave dhe grushteve është përdor dhe thika.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre djem shqiptarë, ku dy prej tyre 18 vjeç dhe njëri 17.
Një nga tetëmbëdhjetë vjeçarët u transportua me kod të kuq në spitalin Niguarda për një plagë me thikë në gjoks.
Gjendja e tij është kritike por nuk duket se është në rrezik për jetën. Sulmuesit kanë arritur të arratisen dhe policia po heton rastin.