Një ngjarje e rëndë u raportua nga Spitali i Lezhës para dy ditësh ku mbërriti pa jetë një 18 vjeçar me origjinë nga Burreli dhe banim në Fushë-Krujë. Viktima është A.Luka 18 vjeç dhe ndodhej në paraburgim në burgun e “Shën Kollit”.
Sipas të dhënave të Policisë, 18 vjeçari është helmuar nga gazi.
Për këtë ngjarje ka reaguar ish-kryeministri Berisha i cili e ka konsideruar atë një vrasje shtetërore.
“Një seri burimesh brenda dhe jashtë burgut besojnë se i riu Luka nuk është vetëvrarë por është vrarë brenda në burg”, -shkruan Berisha.
POSTIMI:
Një krim tjetër i shëmtuar shtetëror në qelitë e burgut!
Të dashur miq, vrasja tjetër e radhës shtetëtore duke se është 18 vjeçari Albi Luka, për të cilin njoftimi zyrtar mashtroi duke paraqitur si vetëvrasje nga pirja e gazit. Një seri burimesh brenda dhe jashtë burgut besojnë se i riu Luka nuk është vetëvrarë por është vrarë brenda në burg.
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes se Albi Lukës, i bëj thirrje prokurorisë së shtetit të nisë urgjent hetimin për këtë krim të shëmtuar dhe të vendosë para ligjit autorët e tij! sb
(M.D/ Shuplaka)