Është vetëm 18 vjeç, me banim në Tiranë por është arrestuar nga policia e Lezhës teksa tentonte të trafikonte 9 mina me telekomandë.
Sipas një portali online 18 vjeçari Stavro Kotorri është djali i biznesmenit Hikmet Kotorri i ekzekutuar 4 vite më parë në kryeqytet. Gjatë arrestimit të tij u arrestuart edhe miku i tij Franko Çinari, 21 vjeç.
Policia e Lezhës ka rënë në gjurmët e grupit të strukturuar kriminal, pasi përdori një metodë speciale hetimi. Blutë e Lezhës infiltruan një agjent brenda grupit i cili ra në kontakt me ta dhe porositi një minë.
Po kështu policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 30 vjeçar si pjesë të grupit ku bënte pjesë edhe Stavro, po hetohet gjithashtu për të zbardhur qëllimin e prodhimit të minave dhe kush i kishte porositur ato. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post