Policia zviceriane ka vënë në pranga 4 shqiptarë pasi janë kapur me lëndë narkotike. Sipas portalit landbote.ch, të arrestuarit janë 3 meshkuj dhe një femër, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Ata janë arrestuar nga policia në Gjenevë më 18 janar të këtij viti, ndërsa pritet që gjykata të japë masën e sigurisë ndaj tyre pasi aktualisht janë në paraburgim.
Nga ky grup janë sekuestruar nga policia në total 19 kilogramë e 585 gram kokainë. 1 kilogramë e 250 gram kokainë iu gjet shqiptarëve gjatë arrestimit, ndërsa 18 kilogram e 250 gram u gjetën ne mjetin e shqiptarëve 36 orë nga momenti i arrestimit pas një kontrolli të imtësishëm të policisë në makinë. 4 shqiptarët e arrestuar akuzohen për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post