Këngëtarja Ariana Grande ka reaguar në Twitter pas sulmit të rëndë që ndodhi në koncertin e saj në Manchester në Angli. Nga ky sulm ngelën të vrarë 19 njerëz.
“Nga thellësia e zemrës sime, më vjen keq, nuk kam fjalë.”, ka shkruar Ariana Grande.
Sipas CNN këngëtarja Grande ishte e padëmtuar fizikisht në këtë ngjarje dhe sjellim në vëmendje që sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe pas shfaqjes së Grande në “Manchester Arena”, 19 persona janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 50 të plagosur,
“Ne mbajmë zi për jetën e fëmijëve dhe të dashurve tonë të marra nga ky akt frikacak. Ne i kërkojmë të gjithëve që t’i mbani zi për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ne jemi prekur në zemrat tona dhe të lutemi për viktimat”, shprehet menaxheri i Ariana Grandes, Scooter Braun. (J.V/Shuplaka)