Polica rrugore gjatë gjithë natës së djeshme ka zhvilluar një sërë operacionesh blic në rrugët hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit.
Por pavarësisht këtyre kontrolleve të vazhdueshme të policisë së Tiranës ka ende makina luksoze që rrugët i përdorin si “pistë makinash”.
Nga kontrolli i tyre policia ka pezulluar 22 patenta për drejtim tej normave të lejuara.
Ndërkohë në rrugën interurbane kryesore Durrës-Tiranë, përpos kontrolleve të shtuara dhe masave të “ashpra” administrative, ka akoma drejtues mjetesh të cilët manifestojnë vetëbesim të tepruar në drejtim të automjeteve, duke qarkulluar me shpejtësi 150 km/h, 180 km, 185 km/h dhe 196 km/h, në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është jo më shumë së 90 km/h!!
Diferenca e shpejtësisë mbi normat e lejuara tregon qartë rrezikun potencial për tu përfshirë në aksidente rrugore.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post