Gjithsej 2.724 të burgosur në burgje të ndryshme të vendit kanë të drejtë të shprehin vullnetin e tyre përmes votës.
Nuk ka ende një shifër të të burgosurve që kanë votuar nga kjo shifër e përgjithshme me të drejtë vote, por një numër i konsiderueshëm i tyre kanë të drejtën të votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Nga burgjet e Tiranës deri tek burgu i Sarandës, numri më i madh i të burgosurve me të drejtë vote është në burgun “Jordan Misja” në kryeqytet ku 275 të burgosur kanë të drejtë vote, ndjekur nga burgu i Rrogozhinës me 230 të burgosur.
Ndërsa numri më i vogël i të burgosurve me të drejtë vote është në Krujë me 3 të burgosur. Shifra të ulëta raportohen edhe nga burgu i Sarandës apo Tropojës.
Konkretisht, numri i votuesve me të drejtë vote sipar IEVP-ve: “J. Misja” 275, “M. Peza” 147, Vaqar 147, “A. Demi” 44, Kukesi 20, Tropoja 10, Burrel 71, Lezha 369, F. Kruja 205, Kruja 3, Durres 170, Rrogozhine 230, Peqin 93, Lushnje 33, Fier 283, Elbasan 155, Berat 103, Korce 156, Vlore 115, Tepelene 69, Sarande 26.
(XH.A/SHUPLAKA)