15:36 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

2 deputetë italianë nuk u lejuan të vizitojnë Veliajn: Paraburgimi pa gjyq, problem serioz, Shqipëria të mos kalojë në situatë të errët

19:33 | 27/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
2 deputetë italianë nuk u lejuan të vizitojnë Veliajn: Paraburgimi pa gjyq, problem serioz, Shqipëria të mos kalojë në situatë të errët

Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi, dy nga senatorët e grupimit Forza Italia, por edhe politikanë të lartë në vendin fqinj, nuk janë lejuar sot që të vizitojnë në paraburgim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Menjëherë pas kësaj, ata kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale një mesazh mbështetës për Veliajn, ku kanë shprehur keqardhjen për faktin se nuk i kanë lejuar ta takojnë në burgun e Durrësit, por edhe kanë shprehur shqetësimin se drejtësia në Shqipëri nuk do të kthehet si në epokën e errët të Tangentopoli-t në Itali.

Lorenzo Grassini është koordinator i Forza Italia për Ballkanin Perëndimor, ndërsa Roberto Berardi, senator i Legjislaturës 18, senator i Grosetos dhe komunitetit drejtues të Forza Italia.

Ja mesazhi i tyre:

“Jemi në Durrës, së bashku me deputetin Berardi, për t’iu gjendur pranë kryebashkiakut të Tiranës, për të parë kushtet e tij në burg. Në këtë moment ai gjendet i izoluar brenda kësaj ndërtese. Fatkeqësisht nuk na u lejua hyrja. Na rezervuan një pritje shumë të sjellshme, por urdhëri është për të mos lejuar të hyjë asnjë tjetër, përveç familjarëve.

Fatkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe tek ne, në Itali, paraburgimi është kthyer në një problem, sepse shumë njerëz të politikës burgosen në mënyrë paraprake, për të arritur në disa zgjidhje që sot për sot, nuk na rezultojnë.

“Forza Italia” është gjithmonë në favor të garancisë. Pra, në favor të kujtdo që do të duhet të provojë, deri në gjykimin e madh final, pafajësinë e tij. Do të shohim si do të shkojë. Sigurisht, kjo rrjedhë që po merr sot është shumë e ngjashme me atë tonën, në periudhën e Tangentopoli. Shpresojmë që Shqipëria të mos kalojë një situatë të tillë të errët”, tha Lorenzo Grassini.

“Jemi kundër paraburgimit. Këtu duket sikur jemi kthyer në kohët e Tangentopoli-t, kur abuzohej me paraburgimin. Pa folur pastaj, për atë çka mund t’i shkaktojë personit, i cili më pas mund të rezultojë edhe i pafajshëm, e që mund të mos ketë kryer asnjë vepër. Këto janë plagë që ngelin gjatë, përgjatë gjithë jetës. Po, duhet bërë drejtësi, por drejtësi të drejtë. Ne jemi garantues, pra për një drejtësi të drejtë. Deri në një provë të kundërt, të gjithë jemi të pafajshëm”, u shpreh Roberto Berardi.

Pas

Tiranë, 24-vjeçarja e huaj u gjet e vrarë në një banesë me qira, në kërkim burri i saj 49 vjeç

Para

“KARNAVALI” I TENDERAVE NE BASHKINE SHKODER

Para
“KARNAVALI” I TENDERAVE NE BASHKINE SHKODER

“KARNAVALI” I TENDERAVE NE BASHKINE SHKODER

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qipro në flakë, digjen shtëpi dhe njerëz / Zjarri përfshin një pjesë të qytetit të Limassol, viktimat u gjetën në një makinë

Durrës /Sekuestrohen pasuri të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale

Pas tetë uljeve, Banka Qendrore Evropiane mban të pandryshuar normën e interesit të depozitave në 2%

Urdhëri i Trump, ndalohet pjesëmarrja e atleteve transgjinore në garat e notit

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Siri, 2 viktima dhe të paktën 70 të plagosur

Plagosje dhe moskallëzim krimi, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Vlorë (EMRAT)

I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

Lënduan 61-vjeçaren teksa lundronin me motoskaf pa leje drejtimi, procedohet pronari shqiptar dhe shtetasi gjerman në Durrës

Korçë/ Kontrabandë nafte nga Maqedonia e Veriut me depozita rezervë në mjet, arrestohet 31-vjeçari

Turisti gjerman godet me jet ski pushuesen në plazhin e Durrësit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.