Ditën e djeshme, dy elektriçsitë humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një shtylle tensioni. Gjergj Duka dhe Bashkim Saliasi, 50 dhe 64 vjeça ndërruan jetë në vendin ku po kryenin punimet për rregullimin e defekteve të energjisë elektrike.
Si përgjejgës për ngjajren e rëndë janë arrestuar drejtori i firmës OST, Andi Prifti 38 vjeç dhe inxhinieri i firmës, Eriseld Lala 38 vjeç, për shpërdorim detyre duke qenë se nuk kanë marrë masa për sigurimin e punonjësve gjatë punës.
Njoftimi i Plotë
Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit:
Andi Prifti, 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier.
Eriseld Lala, 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.
Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gjergji Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.