Deklarata për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm, z.Tedi Blushi: 2 Marsi 2020 historik është një mision patriotik që duhet përmbushur më 11 Maj
Në emër të Presidentit Z. Ilir Meta dhe të Partisë së Lirisë, dua të shpreh sot mirënjohjen më të thellë dhe të palëkundur për popullin e 2 Marsit historik, i cili pesë vite më parë, iu përgjigj masivisht në një tubim të jashtëzakonshëm thirrjes së Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese, shtetin e së drejtës, barazinë e çdo qytetari përpara ligjit, demokracinë dhe pluralizmin politik!
2 Marsi është prova e gjallë e fuqisë së popullit për të mbrojtur Atdheun.
2 marsi është dëshmia historike e jashtezakonshme se si liderët e ndershëm, patriotë dhe vizionarë si Presidenti Ilir Meta, paralajmerojnë shumë kohë më parë rreziqet madhore që kërcënojnë Atdheun dhe të ardhmen e popullit shqiptar.
Mirënjohje pa fund popullit të 2 Marsit, që protestoi si kurrë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë kundër ligjit antikushtetues për “betimin te Lana” të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i cili për fat të keq “u bekua” edhe nga McGonigalët e korruptuar ndërkombëtarë, tentativë që dështoi me turp dhe u hodh në koshin e plehrave edhe nga Komisioni i Venecias.
Nuk është e lehtë të harrohet Mitingu i jashtëzakonshëm i 2 Marsit 2020, i thirrur nga Ilir Meta si President i Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe sidomos të Gjykatës Kushtetuese, që po grabitej dhunshëm nga Edi Rama me ndihmën e McGonigalëve të cilët jo vetëm nxitën “heroin” e George Sorosit për kapjen e sistemit të Drejtësisë, Ardian Dvoranin të bënte falsifikime por edhe i bënë shantazh Presidentit të Republikës të pranonte betimin e gjyqtares te noteri te Lana.
Kjo përplasje parimore dhe jo për përgjegjësinë e Presidentit Meta solli Manifestimin madhështor të 2 Marsit, pas të cilit Edi Rama dhe Narkomazhoranca u detyrua të tërheqë projektligjin antikushtetues të betimit të gjyqtarëve te Lana dhe jo te Presidenti i Republikës.
Për këtë konflikt u investua Komisioni i Venecias që i dha të drejtë Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe bëri përgjegjës, Ardian Dvoranin për shkeljen e Kushtetutës dhe procedurave.
Për këtë çështje Presidenti i Republikës e paditi Z. Dovrani në SPAK, por kjo çështje jo vetëm s’u hetua kurrë, por përgjigjia ishte se mbyllet meqënëse nuk kishte sjellë pasoja.
Pra zvarritja e ndërtimit të Gjykatës Kushtetuese prej vitesh, konfliktet e hapura e të panevojshme President-Parlament nuk ishin pasoja dhe cënimi i besueshmërisë të institucionit më të rëndësishëm që mund të ketë një vend demokratik i vërtetë, që është Gjykata Kushtetuese.
Djegia e mandateve të opozitës e përshpejtoi kapjen totale jo vetëm të drejtësisë, por edhe të gjithë institucioneve të tjera të pavarura në vend.
Ndaj për të gjithë ata që përrallisin se mirë t’i bëhet Ilir Metës se vetë e votoi Reformën, përgjigjia e Partisë së Lirisë është se Presidenti Ilir Meta është krenar që ka kundërshtuar në çdo moment këtë grusht shteti që ndodhi në vendin tonë dhe këtë betejë do ta vazhdoj deri në çmontimin e plotë të tij.
Denoncimet e vazhdueshme të Presidentit Meta ndaj kapjes së Reformës në Drejtësi dhe instalimit të grushtit të shtetit sigurisht që do kishin dhe do të kenë pasojat e tyre edhe për z.Meta, të cilave as u është shmangur dhe as do t’u shmanget ndonjëherë.
Edhe rrëmbimi i tij kriminal dhe i paligjshëm, si dhe izolimi i tij ekstrem pa fakte dhe pa prova penale ishte një tregues i këtij grushti shteti.
Ku SPAK nxjerr urdhër-arrestin të bazuar në një ligj që është shfuqizuar 4 vite më parë, ku Policia del mbi vetë urdhrin e SPAK-ut dhe përdor për rrëmbimin e ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së dytë opozitare, në kundërshtim me ligjin dhe funksionet e tyre Forcat Speciale Operacionale me maska, të paidentikuar, pa asnjë shkresë dhe duke hyrë me armatim të rëndë në makinë dhe duke përdorur makina private për rrëmbimin.
Ndërsa për gjykatat “afërmendsh” noterizojnë paligjshmëritë dhe arbitraritetin, sepse Kushtetuta, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, parimet e shtetit të së drejtës, prezumimi i pafajësisë dhe procesi i rregullt ligjor nuk ekzistojnë.
Ndaj Indekset e Drejtësisë janë pas Vietnamit dhe Bjellorusisë.
Ndaj “krimet intelektuale”, si inceneratorët që nuk ekzistojnë të “Rilindjes” do të vazhdojnë të jetë përfituesit kryesorë të buxhetit të shtetit.
Falë 2 Marsit historik u çmontua botërisht Ramaforma, si pjellë e gjithë ligjeve antikushtetuese, në kundërshtim me konsensusin e 140 votave sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, por njëkohësisht kur prapësuan dhe hodhën në Lanë edhe ligjin e “betimeve te Lana”.
Të gjithë shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë duhet ta dinë dhe e dinë shumë mirë se Kryetari i Organizatës Kriminale, Edi Rama ishte ai që shkatërroi konsensusin e 140 votave të reformës në drejtësi duke kapur hetimin përmes 69 votave të turpshme antikushtetuese, me të cilat rrëmbeu Prokurorin e Përgjithshëm dhe përmes saj realizoi kapjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe SPAK me qëllimin e vetëm për të siguruar pandëshkueshmërinë e tij për krimet shumë të rënda shtetërore të panumërta, që rëndojnë mbi të.
Kryetari i Organizates Kriminale tani pas 5 vitesh nga mitingu i jashtëzakonshëm i 2 Marsit kërkon të eleminojë në mënyrë mafioze dhe antikushtetuese edhe çdo gjyqtar me integritet, që ka mbetur në Gjykatën Kushtetuese sepse e tmerron e vërteta e hidhur edhe kur është pakicë.
Në këto kohë kritike për fatet e vendit, sot është dita për të kuptuar më shumë se kurrë rëndësinë jetike të mbrojtjes çdo ditë të Kushtetutës dhe të rikthimit të saj në “shinat veneciane”, si garantuesja e vetme dhe madhore e Lirisë, Sovranitetit, e paprekshmërisë së kufijve të shenjtë të Atdheut, e Demokracisë dhe e Pluralizmit, të rrezikuara si kurrë më parë nga Narkobanda antikombëtare e “Rilindjes”, që ka kapur çdo institucion të shtetit dhe që me korrupsionin e saj të shfrenuar plaçkit çdo ditë miliarda euro të taksave të sakrificave të qytetarëve, që ka shkretuar vendin dhe familjet shqiptare duke dëbuar një milion shqiptarë, që ka vrarë shpresën e qindra mijëra të rinjve duke vrarë të ardhmen e kombit tonë!
Misioni madhor i 2 Marsit vazhdon dhe do të vazhdoje me më shumë vendosmëri, me më shumë kurajo dhe me më shumë guxim deri në Triumfin e plotë të Lirisë dhe çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga regjimi i urryer i Narkomafies “rilindase” që ka marrë peng vendin!
2 Marsi është dhe do mbetet ylli polar i pagabueshëm për Shqipërinë që meritojnë të gjithë shqiptarët!
Ndaj ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve të Partisë së Lirisë, gjithë shqiptarëve patriotë kudo ku janë:
Të gjithë drejt 11 Majit!
Të gjithë bashkatdhetarët tanë të nxitojnë të rregjistrohen, të marrin pjesë në këtë ditë historike ku Narkoregjimi do të hidhet te Lana, siç e hodhën qytetarët e Maqedonisë së Veriut regjimin kukull të Sorosit në Vardar, pak kohë më parë.
2 Marsi është një mision që duhet përmbushur më 11 Maj me largimin e Narkorilindjes dhe Narkokryeministrit e plackitesve dhe shitesve te kufijve te atdheut me mostruoze qe Shqiperia ka pare.
2 Marsi na thërret, koha erdhi per marshimin final drejt Fitores së 11 Majit, që në radhë të parë do të jetë fitorja e shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë.