Agjërimi për 2 ditë në javë mund të ndihmojë pacientët me diabet të humbasin peshë dhe mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak me po aq efikasitet sa dietat e tyre të përditshme.
Ekspertët thonë se njerëzit mund të përfitojnë nga dieta 5:2, ku pesë ditë në javë hahet normalisht dhe 2 ditët e tjera konsumon 600 ose më pak kalori.
Një studim afatshkurtër, i pari në botë i këtij lloji, i kryer nga Universiteti i Australisë Jugore, ka zbuluar se dieta 5:2 mund të funksionojë po aq mirë se kufizimi i kalorive për 7 ditë në javë.
Rënia nga pesha është e rëndësishme për menaxhimin e diabetit të tipit 2, që prek me miliona njerëz në të gjithë botën dhe lidhet shpesh me të qenët mbipeshë.
Agjërimi për dy ditë – por jo rresht – mund të jetë më e lehtë për njerëzit se thjesht kufizimi çdo ditë i ushqimeve.
Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al