21:12 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

2 nenet e Reformës që u rrëzuan nga Kushtetuesja, ku cënohet roli i Ministrit të Drejtësisë

16:29 | 16/05/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
2 nenet e Reformës që u rrëzuan nga Kushtetuesja, ku cënohet roli i Ministrit të Drejtësisë

Pak minuta më parë Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e disa neneve të ligjit për Reformën në Drejtësi. Konkretisht vendimi i Kushtetueses parashikon shfuqizimin e neneve 61 dhe 159 të ligjit, ku parashikohet mënyra sesi organizohen dhe ushtrojnë funksionin e tyre Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë.

“Gjykata konstaton se kompetencat, si transferimi i gjyqtarëve/prokurorëve, vendosja e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve/prokurorëve të të gjitha niveleve, propozimi Presidentit të Republikës i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, propozimi Kuvendit i kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, propozimi dhe administrimi i buxhetit apo dhe miratimi i rregullave të etikës dhe mbikëqyrja e respektimit të saj, të parashikuara shprehimisht nga Kushtetuta, nuk janë parashikuar si kompetenca që ushtrohen respektivisht nga mbledhjet plenare të KLGJ-së dhe KLP-së. Si rrjedhim, Gjykata vlerëson se të gjitha kompetencat e parashikuara nga Kushtetuta duhet të implementohen si të tilla në ligj dhe nuk mund t’u delegohen komisioneve.

Gjykata thekson se si komisionet e përhershme edhe ato të përkohshme janë organizma ndihmës në varësi të KLGJ-së dhe KLP-së dhe si të tillë nuk mund të ushtrojnë atributet që Kushtetuta ua ka njohur në mënyrë të shprehur këtyre të fundit. Në përfundim, Gjykata çmon se pretendimi i kërkuesit se nenet 61 dhe 159 të ligjit bien ndesh me Kushtetutën është i bazuar, e si i tillë duhet pranuar”- thekson gjyakata Kushtetuese në pikat, 21-22 dhe 23 të vendimit të saj.

Kompetencat e Ministrit të Drejtësisë

Gjithashtu antikushtetues është parë edhe neni 169 pika 5, ku parashikohet e drejta e Ministrit të Drejtësisë ose përfaqësues të tij, për të marrë pjesë pa të drejtë vote në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe të Komisioneve të Përhershme të këtij Këshilli, si dhe të marrë çdo informacion që i vihet në dispozicion anëtarëve të Këshillit.

Për pretendimin për shfuqizimin e nenit 169/5 të ligjit, duke ndjekur të njëjtën linjë arsyetimi për respektimin e parimit të shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së normave, Gjykata e vlerëson të bazuar edhe pretendimin për shfuqizimin e nenit 169/5 të ligjit. “Gjykata vëren se ligjvënësi duke parashikuar në nenin 169, pika 5 pjesëmarrjen e ministrit të Drejtësisë ose përfaqësuesit të tij pa të drejtë vote gjatë mbledhjeve të KLP-së dhe të komisioneve të përhershme, tejkalon Kushtetutën duke cenuar parimin e shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së normave juridike.

Gjykata vëren se rastet kur kushtetutëbërësi ka vlerësuar bashkëpunimin e organit të prokurorisë, KLP-së dhe pushtetit ekzekutiv i ka përcaktuar në nene të veçanta. Konkretisht, në nenin 148/b të Kushtetutës parashikohet se Prokurori i Përgjithshëm propozon dhe administron buxhetin e Prokurorisë me përjashtim të buxhetit të Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa në nenin 149/a/d parashikohet se KLP-ja propozon dhe administron buxhetin e saj. Në nenin 169 të ligjit nr.115/2016, objekt shqyrtimi parashikohet se ministri i Drejtësisë koordinon zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe të strategjisë sektoriale të sektorit të drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë është gjithashtu përgjegjës për përgatitjen e projektakteve ligjore në fushën e drejtësisë penale, pasi ka marrë mendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ministri i Drejtësisë mund të paraqesë ankesë tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë për shkelje disiplinore të pretenduara të prokurorëve, si dhe mund të kërkojë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë kryerjen e inspektimeve institucionale e tematike në Prokurorinë e Përgjithshme ose në zyrat e Prokurorisë.

Ministri i Drejtësisë ose përfaqësues të tij mund të marrin pjesë si vëzhgues në mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, në mbledhjen e Asamblesë së Personelit Akademik dhe të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, në mbledhjen e posaçme të drejtuesve të institucioneve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në përfundim, Gjykata vlerëson se parashikimi ligjor lidhur me kompetencën e ministrit të Drejtësisë ose përfaqësuesit të tij për të marrë pjesë pa të drejtë vote në mbledhjet e KLP-së ose komisioneve të përhershëm është në tejkalim të Kushtetutës, si rrjedhim pretendimi i kërkuesit për shfuqizimin e nenit 169/5 është i bazuar dhe duhet të pranohet”- thekson Gjykata në pikat 27, 28 dhe 29 të vendimit të saj.

Në fakt, Partia Demokratike kishte kërkuar edhe shfuqizimin e disa neneve të tjera, e që përbënin edhe thelbin e ankimimit, pasi lidheshin direkt me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë. Lidhur me këtë pjesë të kërkimit të opozitës, në mbledhjen e gjyqtarëve ka patur shumë debat, por në fund ankimimi është rrëzuar, pasi nuk është arritur kuorumi.

Gjykata saktëson se, 4 gjykatës votuan pro pranimit të ankimimit dhe 3 prej tyre kundër, por që kërkesa të pranohej nevojiten 5 vota. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: gjykatagjykata kushtetuesereforma ne drejtesi
Pas

Si festoi dje Majlinda Bregu, pas një dite “rrolling” (VIDEO)

Para

Fshiheshin pas biftekut dhe filetos, policia italiane kap kasapin shqiptar që trafikonte kokainë

Para
Fshiheshin pas biftekut dhe filetos, policia italiane kap kasapin shqiptar që trafikonte kokainë

Fshiheshin pas biftekut dhe filetos, policia italiane kap kasapin shqiptar që trafikonte kokainë

Discussion about this post

 



Të Fundit

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

Zjarret shkatërruese në ishullin turistik Hios, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.