Kur kanë mbetur vetëm dy orë para protestës dhe qytetarët janë duke udhëtuar nga qytetet e tyre drejt Tiranës, në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, pikërisht para Kryeministrisë është duke u përgatitur podiumi.
Rama në fakt ka menduar të mos jetë sot në zyrën e tij, pasi që prej disa ditësh ai ka menduar të festojë pavarësinë e Kosovës në Prishtinë.
Siç e shikoni nga fotot, në podiumin ku do flasë kryedemokrati Lulzim Basha është vendosur shqiponja dykrenare. Ndërkohë që përbri kryeministri Edi Rama është kujdesur të ruajë me një rrjetë të zezë tendën me drita në hyrje. (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1150″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]