Erigres Mihasi është një nga viktimat e atentatit të mbrëmjes së sotme në Astir.
Erigres Mihasi, një personash i botës së krimit pasi ai dyshohet nga policia e prokuroria si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Mihasi njihej nga Policia si person i një grupi kriminal në Tiranë dhe është liruar nga burgu në vitin 2019.
Erigers Mihasi u arrestua në janar të 2019 për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim në dëm të dy prindërve, “Armëmbajtje pa lejë”, dy “Plagosje me dashje” si dhe “Mbajtje pa lejë të municioneve luftarake”,
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të Tiranës për kapjen e autorëve.
Mësohet se makina ka marrë plumba në goma dhe është bërë shoshë në xhama nga të shtënat. Autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje. Dyshohet që shënjestrat të kenë qenë në vëzhgim dhe ndjekje. Makina me të cilën kanë lëvizur autorët është parë nga dëshmitarë në vendngjarje të largohet me shpejtësi. Makina ndaj të cilës është qëlluar audi a 8 me targë AB 008 EM.
(E.D/faxweb.al)