Dy raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Elbasan. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 84 vjeçare nga fshati Mengel në Elbasan dhe një shofer rreth 50 vjeç që punonte në një kompani ndërtimi në Tiranë.
Rastet janë të veçuara dhe skanë lidhje me njëri tjetrin, dhe derimë tani nuk raportohet të kenë lidhje dhe me raste të mëparshme në Elbasan.
Të njëjtat burime bëjnë me dije për Faxweb.al se 84 vjeçarja në orët e vona është transportuar drejt spitalit infektiv pasi vuan nga sëmundje shoqëruese dhe gjendja e saj paraqitet e rënduar.
Me këto dy raste të reja shkon në 20 numri i të infektuarve në Elbasan, nga këta 16 janë raste të mbyllura pasi personat janë shëruar.
Gjatë ditës së djeshme janë marrë 13 tampone në të gjithë Elbasanin, dhe me zbulimin e këtyre dy rasteve të reja, shtohen dy vatra, që do të duhet të hetohen për kontaktet që kanë pasur. (E.K/Faxweb.al)