Silva Bino, shefe e sektorit të Infektivit në ISHP është shprehur se 8 personat e ngushtë me 2 personat e prekur nga Coronavirus janë testuar për të parë nëse janë infektuar apo jo nga virusi vdekjeprurës.
“8 personave të ngushtë u janë marrë mostrat, ndërkohë 24 kontakte ose janë karantinuar ose vetëkarantinuar duke u kontrolluar. Kemi gjurmuar gjithë kohës kontaktet e ngushta, por dhe ato më të largëta. Duhet të kemi parasysh në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes“, u shpreh Bino.