Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme, pasi u janë gjetur kartëmonedha të falsifikuara.
Operacioni policor i koduar “Euro 2020”, arrestoi në flagrancë dy 19-vjeçar me inicialet U. M., dhe N. P., banues në Tiranë.
Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe në vende të ndryshme të Tiranës, kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska.
Njoftimi i policisë:
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Goditet një rast i falsifikimit të monedhave, në pranga 2 të rinj.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale kartëmonedha të falsifikuara dhe aparate celular.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Euro 2020”, arrestoi në flagrancë shtetasit:
– U. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
– N. P., 19 vjeç, banues në Tiranë;
Këta dy shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe në vende të ndryshme të kryeqytetit, kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy aparate celular dhe kartëmonedha të falsifikuara.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.