Ish-Kryeministri Sali Berisha po mban këtë të premte takimin e fundit në kuadër të iniciativës Foltorja, në qytetin e Laçit.
Berisha e ka nisur Foltoren e Kurbinit me një akuzë të fortë ndaj qeverisë Rama. Ish-kryedemokrati u shpreh se 51 viktima në tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit 2019 u shkaktuan nga krimi shtetëror.
Berisha mori si shembull pallatet e Thumanës që dolën të pabanuara në tërmetin e shtatorit 2019 por banorët u lanë në mëshirë të fatit.
Lideri historik i Partisë Demokratike, kërkoi që të mbahet dhe një minutë heshjte për viktimat e tërmetit të nëntorit 2019.
Fjala e Berishës
Të dashur qytetar të Laçit dhe të Kurbinit. Si sot dy vite më parë, Kurbinin dhe zonat e tjera të Shqipërisë së mesme i goditi një tërmet i rëndë. 51 gra, burra humbën jetën në rrënojat e këtij tërmeti. Viktimat siç e dini ju ishin një krim i mirëfilltë shtetëror, pasi pallatet e viktimave u bënë të pabanueshme në tërmetin e shtatorit. Por një qeveri e papërgjeshme dhe e cila është vite dritë larg qytetarëve, e cila ka si objekt kryesor grabitjen e çdo gjëje të qytetarëve, ndonëse konstatoi se pallatet ishin të pabanueshme i la banorët në mëshirë të fatit për t’i marrë jetën një tërmet tjetër. Sot për 51 viktima, për shmebjen e qindra ndërtimeve jashtë standardeve, para ligjit nuk ndodhet asnjë zyrtar, asnjë qeveritar dhe kjo është një krim i dytë i shëmtuar pas braktisjes së tyre. Për të nderuar kujtimin e tyre, ftoj të mbajmë një minutë heshtje. I paharruar kujtimi i tyre.
Sot pas 2 vitesh shumica e banorëve janë pa strehim, të tjerë në Milot janë në cadra. Uroj që paratë e ndërtimeve të mos pësojnë fatin e fondeve për ndërtimin e spitalit memorial apo atë të xhamisë në Tiranë, në të cilat duket se vëllau me dorë ka bërë abuzime të mëdha. Miqtë e mi, ne mblidhemi sot në një kohë kur vendi ndodhet në një situatë kritike sepse një qeveri e cila 8 vite me rradhë ka mashtruar ditë e natë qytetarët shqiptarë, vjedhur dhe plackitur ata cdo minutë, cdo ditë cdo javë dhe cdo muaj. I ka mbuluar ata me pasiguri të plotë, i ka përzënë ata nga vendi. Në këto kushte përsëri, Edi Rama mori mandatin e tretë.
(E.H/Faxweb.al)