Është arrestuar në Belgjikë Gjon Menga, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi vrau dy persona dhe plagosi 5 të tjerë në Laç, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.
Gjon Menga ka qëlluar me breshëri në drejtim të një lokali, ku një grup shokësh po luanin domino në një tavolinë të tij. Si pasojë, ka mbetur i vdekur në vend Lekë Suti, si dhe janë plagosur Altin Bushi, Bert Lepuri, Mikel Trokthi (pronari i lokalit), Kastriot Trokthi, Zef Trokthi, Sajmir Trokthi dhe Aris Trokthi, ndërsa ky i fundit ishte dhe objektivi i atentatit.
Po ashtu Gjon Menga dyshohet dhe për atentatin e dytë ndaj Aris Trokthit, kryer disa muaj më vonë ku 25 vjeçari mbeti i vrarë në makinën e tij.
Trokthi njihej si njeri problematik në qytetin e Laçit, pasi sillte vazhdimisht shqetësim për policinë e këtij rrethi dhe banorët e Laçit.
Ai u arratis drejt Belgjikës pas kryerjes së krimit, dhe u dënua me 25 vite burg në mungesë.
(E.K/Faxweb.al)