Ndonjëherë vajzat vendosen para presionit të shoqërisë për t’u fejuar, martuar apo bërë me fëmijë nisur nga kriteri i moshës.
Dhe ndonjëherë, presioni është aq i madh sa i ekspozon ato para një stresi shumë të fortë, sikur vetëm kriteri biologjik të kishte rëndësi. Për Lori Hoxhën nuk ka fare rëndësi mosha për marrjen e një vendimi të tillë.
E pyetur në një prej intervistave në Instastory nëse është më mirë të kesh një fëmijë në moshën 20-25 apo 30 vjeç, ajo është shprehur: “Kur të ndihesh gati, kur të kesh një marrëdhënie solide, kur të jesh i stabilizuar financiarisht”.
Një përgjigje e mirë nëse ndihesh e vënë në siklet nga fisi apo rrethi shoqëror mbi këtë temë.