07:43 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

20 arsyet e krizës së Partizanit, nga merkato, rrogat, te përplasjet me lojtarët

08:47 | 26/09/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
20 arsyet e krizës së Partizanit, nga merkato, rrogat, te përplasjet me lojtarët

Partizani i Mark Iulianos nuk ka të dytë në historinë 71-vjeçare të klubit, me të cilët mund të krahasohet, për sa i përket ecurisë së tri ndeshjeve të para.

Arsyet e kësaj paraqitjeje të dobët të Partizanit janë të shumta, të cilat vijnë si rrjedhim i punës së bërë gjatë merkatos së verës. “Panorama Sport”, duke iu referuar mendimit të specialistëve dhe asaj që shikohet në terren, rendit 20 arsye që kanë ndikim te kriza aktuale e Partizanit.

1-Lëvizjet e shumta në merkaton e verës prishën balancat në ekip, duke cenuar boshtin e ruajtur nga sezonet e fundit.

2-U ndryshua i gjithë stafi, administrativ dhe teknik i klubit.

3-Stafi i ri teknik u përzgjodh italian dhe pa asnjë njohje me realitetin e futbollit shqiptar.

4-Mark Iuliano ka qenë i njohur si lojtar i Juventusit dhe kombëtares italiane, por jo me eksperiencën e duhur si trajner. Në morinë e emrave të përfolur, Moxhi firmosi për Iulianon, përpara eksperiencës së Franko Kolombas.

5-Partizani bëri pak ndërhyrje për Ligën e Europës dhe, pas paraqitjes zhgënjyese në dy ndeshjet me Botev Plovdivin, skuadra u la pushim 34 ditë.

6-Me gjithë ndryshimet e mëdha që ndodhen në merkato, faza përgatitore ka qenë e shkurtër, tre javore dhe tri ndeshje miqësore të zhvilluara gjatë kësaj periudhe. Duhet pranuar që trajneri nuk e ka pasur kohën e mjaftueshme për ta njohur skuadrën.

7-Forma jo e mirë e disa lojtarëve që u afruan në merkato, ku mes tyre bënte pjesë edhe Egdar Çani, i cili fazën intensive përgatitore e kaloi si periudhë rikuperimi dhe jo stërvitje e harmonizimi me grupin.

8-Presioni i madh i krijuar nga shpenzimet marramendëse në merkato, pasi bëhej fjalë për shifra të papara më parë në futbollin shqiptar. Edgar Çani është pasqyra kryesore, pasi flitet për një lojtar që merr një rrogë rreth 20 mijë euro në muaj. Investim kolosal, që nuk ka asnjë lidhje me ecurinë aktuale të Partizanit.

9-Merkatoja e zgjeruar ka prishur harmoninë, si dhe hierarkitë e krijuara te Partizani. Dashje pa dashje, duan apo nuk duan ta pranojnë, te Partizani ka klane mes të ardhurve dhe të konfirmuarve apo të rinovuarve te skuadra sezonit të ri.

10-Rrotacioni i menjëhershëm në krahasim me skuadrën e sezonit të fundit dhe paraqitja me formacione të ndryshme në start ka ndikimin e vet te paraqitja në fushë e “demave”.

11-Ngarkesa e lartë stërvitore dhe disiplina e hekurt ka ndikimin e vet. Duhet pranuar që lojtarët nuk ishin mësuar në të shkuarën me një regjim të tillë.

12-Tensioni i krijuar me kapitenin në prag të startit të sezonit, që solli edhe zhgradimin e portierit Hoxha, ka lënë pasoja në ekip.

13-Hapi fals në ndeshjen e parë të kampionatit, ku u mundën 2-0 në shtëpi nga Laçi, ka lënë pasoja të pariparueshme në ekip.

14-Xhelozia për rrogat ka ndikimin e vet, pasi ka diferenca të ndjeshme, ndërkohë që kontributi në fushë nuk e pasqyron një gjë të tillë te Partizani.

15-Mbrojtja ka qenë reparti me të cilin Partizani është krenuar në 4 sezonet e fundit në Superiore, por këtë vit ata thyhen lehtë. Nëse vitin e kaluar pësuan 2 gola në 9 ndeshjet e fazës së parë, tani vetëm në dy ndeshje kanë pësuar katër gola.

16-Mungon logjika dhe rrjedhshmëria e organizmit të aksioneve, duke mos zbatuar asgjë nga ato që lojtarët praktikojnë në stërvitje.

17-Fantazia është zero në kampin e kuq. Nëse më herët shikohej diçka nga Nexhipi, pse jo edhe Mazrekaj në të majtë, apo edhe nga Torasa që, ndonëse nuk ishte lojtar goli, luftonte shumë apo fitonte faulle duke e lëvizur ekipin para, aktualisht askush nuk merr përsipër avancimin drejt portës kundërshtare.

18-Sulm inekzistent, që në 270 minuta nuk ka shënuar asnjë gol. Kjo, jo vetëm për faj të sulmuesve, por edhe për paaftësi të lojtarëve të tjerë për të shërbyer për pikat referuese.

19-Ankthi dhe tensioni për të fiksuar formacionin mbetet prezent, gjë e cila u pa edhe ndaj Skënderbeut.

20-Eksperimentet e stafit teknik kanë ndikimin e tyre. Trajneri Iuliano, me sa duket, ende nuk i njeh lojtarët duke i vendosur në fushë jashtë pozicioneve të tyre. Eksperimentet e aplikuara gjatë periudhës përgatitore në Itali nuk po japin rezultat. Trajneri mund të ketë idetë e tija, por nuk mund të bëhet bukë gruri me miell misri…

Ekipi i Partizanit ne krize
Etiketa: analizapartiazanisport
Pas

Strijat gjatë shtatzënisë, si ti parandalojmë (KËSHILLAT)

Para

Grupi Parlamentar i PS-së mbledhje në orën 09:00, Rama takim kokë më kokë me Ruçin e Xhafajn

Para
Grupi Parlamentar i PS-së mbledhje në orën 09:00, Rama takim kokë më kokë me Ruçin e Xhafajn

Grupi Parlamentar i PS-së mbledhje në orën 09:00, Rama takim kokë më kokë me Ruçin e Xhafajn

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.